Milot Rashica ka zemër të madhe, paguan miell për familjet në nevojë

Kryetari i klubit të futbollit Vushtrria, Naser Imeri, e ka marr një iniciativë humane.Në rast se shtrenjtohen çmimet, ai ka marrë iniciativë, që të grumbullojë miell për familjet në nevojë.
Vetëm për tri orë janë paguar 30 mijë kilogram miell.“Është bërë një solidarizim i qytetit tonë në përkrahje të Qeverisë për rritjen e taksës 100 për qind për produktet serbe. Kam marrë iniciativë se në rast se shtrenjtohet miell, të jemi gati për familjet në nevojë”, ka thënë Naser Imeri për RTV Dukagjini.
Pjesë e kësaj iniciative ka qenë edhe futbollisti i Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica, i cili ka dhuruar 1 mijë kilogram miell, si dhe kryetari i Vushtrrisë i cili ka dhuruar 300 kilogram miell. /Insporti.com/
Vushtrriasit mbledhin 32 mijë kg miell për familjet në nevojë
Pas taksës për produktet e Serbisë dhe paralajmërimeve për mundësinë e rritjes së çmimeve, në Vushtrri një grup i qytetarëve janë mobilizuar për tu ndihmuar njerëzve në nevojë. Për këtë qëllim janë grumbulluar 32 mijë kg miell vendor.
Posted by RTV Dukagjini on Friday, November 23, 2018