Nisma: Komuna e Drenasit i la shkollat pa ngrohje!

Nisma Socialdemokrate, Dega në Drenas, i ka reaguar Komunës së Drenasit për shkak siç thonë ata kanë lënë pa ngrohje shkollat në këto ditë të ftohta.

Sipas një komunikate për media të kësaj partie, Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas nuk ka marr kurrfarë masa për sigurimin e ngrohjes në shkollat e Drenasit ku më së shumti nga kjo pësojnë nxënësit e fshatrave dhe qytetit tonë.

Komunikata e plotë:

Të dashur qytetar të Drenasit, të nderuar anëtar dhe përkrahës, se sa e ka ne fokus çështjen e arsimit qeverisja komunale një gjë e tillë veç u pa me mbylljen e tri shkollave nga Komuna e Drenasit në fshatrat Abri, Godanc dhe Gjergjicë. Por niveli i ulet i menaxhimit në arsimin fillor dhe të mesëm tani po shfaqet edhe me mungesën e ngrohjes në disa shkolla të Komunës së Drenasit.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenss nuk ka marr kurrfarë masa për sigurimin e ngrohjes në shkollat e Drenasit ku më së shumti nga kjo pësojnë nxënësit e fshatrave dhe qytetit tonë.

NISMA Socialdemokrate dega në Drenas nëpërmjet kësaj komunikate përveç denoncimit publik të menaxhimit tejet të dobët të Komunës së Drenasit në Arsim si dhe skandaleve të vazhdueshme siç ishte edhe rasti i sipërpërmendur të mbylljes së shkollave, kërkon nga Komuna e Drenasit të merren masa urgjente në ngrohjen e ambienteve shkollore duke siguruar mbarëvajtje të rregullt të procesit mësimor. NISMA Socialdemokrate dega në Drenas mbetet e përkushtuar në ngritjen e shqetësimeve të qytetareve të Drenasit si dhe trajtimit të tyre në Kuvendin Komunal të Drenasit nëpërmjet të te zgjedhurve tanë në Asamblenë Komunale në Drenas.

NISMA Socialdemokrate – Dega në Drenas
Dt: 19.11.2018

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë