Ferat Shala publikon një foto të luftës me Ramush Haradinajn

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ferat Shala ka nxjerr nga arkivi i tij personal edhe një foto tjetër gjatë kohës së luftës, transmeton DrenicaOnline.
Këtë herë ai ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një fotot me ish-Komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj e realizuar në vjeshtën e vitit 1998.
Mbishrkimi i fotos së postuar nga Shala:
Të nderuar miq,
Në mesin e fotografive më të veçanta të arkivit tim nga koha e angazhimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, padyshim është edhe kjo me Komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj e realizuar në vjeshtën e vitit 1998.
Po ndaj me ju këtë kujtim i cili po ashtu do të jetë pjesë e publikimit me foto nga periudha e angazhimit tim në UÇK, që është në proces të përgatitjes për botim.