Lladrovci: Maltën e paketuam!

Kosova sonte luajti kundër Maltës të cilën e mposhten me rezultat të thellë 5 me 0, e kësaj fitore ju gëzua shumë edhe Ramiz Lladrovci.
I pari i Drenasit së bashku me Kryetarin e klubit “Feronikeli” Naser Ramaj ishin në Maltë për ta përcjellë nga afër këtë takim./DrenicaOnline.
Postimi i plotë i Lladrovcit
Urime fitorja!
Ju lumtë djema, gëzuar shqiponja të Kosovës!
Maltën e paketuam, edhe një betejë e vogël na pret…në ndeshjen e fundit, në “Fadil Vokrri”, azerëve do t’ju ofrojmë kënaqësinë e pjesëmarrjes në festën tonë të kualifikimit në garën e mëtejshme.
Fitoren e sontme e kemi të merituar, secili u bë pjesë e fitores që nga Trajneri dhe taktika, sulmi e mbrojtja e futbollistëve, shqiponjave tona. Përgëzime edhe për tifozët dhe besa-besë në mes të Maltës.
Urime, gëzuar!