Donin t’ju tregoja si bëhet kjo lojë, Tayna u bën diss direkt rivaleve

Tayna ka sjellë projektin më të ri muzikor të titulluar “Pow Pow”.

Kjo këngë është tërësisht hip-hop, ku teksti i punuar nga vetë reperja është diss për rivalet e saj.

Ka pasur spekulime se projektet e para të Taynas kanë qenë disse për reperet e tjera të estradës, të cilat i ka mohuar.

Këtë herë, duket qartë që Tayna kërkon ti tregojë kolegeve se këtë lojë e bën më mirë se të tjerët dhe suksesin e ka të merituar.

Pritet që “Pow pow” të jetë suksesi i radhës për Taynën.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë