Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z. Labinot Halilaj, me datën 19.11.2018 (ditë e hënë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës:
Mbledhja do të këtë për rend dite;
1.Procesverbali i mbledhjes së datës: 16/10/2018.
2.Propozim Rregullore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2019.
3.Propozim Vendimi për rritjen e të hyrave vetanake për vitin 2018.
4.Propozim Vendim për Ridestinim dhe Transfer të mjeteve për shpenzime Kapitale (1)
5.Propozim Vendim për Ridestinim dhe Transfer të mjeteve për shpenzime Kapitale (2)
6.Të ndryshme.