Moti nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se do të mbajë mot kryesisht me diell. Nëpër ultësira do të ketë mjegull si pasojë e rënies së theksuar të temperaturave minimale gjatë natës.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1-0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet tutje.