Nisma e gruas socialdemokrate aktivizohet në Drenicë


Nisma e gruas socialdemokrate po vazhdon takimet e punës në të gjitha komunat e Kosovës me strukturat e gruas anekënd, udhëhequr nga kryetarja e gruas së NISMA’s, znj.Valdete Dushica-Bajrami. Sot u zhvillua takim me gratë në Drenas. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Shyqiri Bytyqi i cili falënderoi gratë për aktivitetin e palodhshëm dhe i inkurajoi për punë të mëtutjeshme.

Kryetarja e gruas së NISMA’s, znj.Dushica-Bajrami falënderoi kryetaren e gruas në Drenas, znj.Sabrije Kukaj për punën e madhe që po bënë në vazhdimësi për rritjen e përfshirjes së gruas në frymën socialdemokrate. Ajo tha se falë punës së nismëtareve në Drenas, kryesia e gruas po rritet vazhdimisht.

Takim sot u zhvillua edhe me gruan në Skenderaj, me prani të kryetares së gruas në këtë komunë, znj.Shpresa Bejta. Gjatë takimit u diskutua rreth angazhimeve dhe punës së gruas së NISMA’s në Skenderaj. Kryetarja e gruas së NISMA’s, znj. Dushica-Bajrami dhe zëvendësministrja, znj.Arbëreshë Krasniqi përgëzuan gratë për angazhimin e madh dhe i inkurajuan që ta ofrojnë dhe përhapin edhe më tutje vizionin e NISMA’s në çdo lagje e fshat anekënd.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë