Dy të dënuar për vrasje ikin nga burgu i Lipjanit

Sot rreth orës 10:00 të mëngjesit dy persona kanë ikur nga burgu i Lipjanit.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se personat në fjalë janë të dënuar për vrasje, njëri për vrasje në Pejë kurse tjetri në Vushtrri.

Ndërkohë që policia e Kosovës është në kërkim të tyre.

Indeksonline ka provuar të kontaktojë me drejtorin e burgjeve të Kosovës, mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë