Zyrtari i afërt me Bekim Jasharin tregon se a po themelon ai parti

Themelimi i një partie të re nuk ka qenë temë e diskutuar nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.
Kështu ka thënë për klankosova zëdhënësi i kësaj komune, Ramiz Shala.
“Nuk e di se do të themelohet parti. Ne bisedat tona të përbashkëta nuk ka qenë temë e diskutimit”, ka thënë Shala përmes telefonit, njofton Klan Kosova.
“Por në rast se ju ka mbush mendja që të krijojë parti, jam i sigurt se jo vetëm Skënderaj dhe Drenica por që e gjithë Kosova do të rreshtohej pas Bekim Jasharit. Edhe unë nëse jo i pari do të isha i dyti që do të rreshtohesha pas tij”.
“Skena politike do të ndryshojë në pesë vjetët e ardhshme dhe ajo ka nevojë për një parti me kryetar Bekim Jasharin”, është shprehur Shala.
Këtë mbrëmje është raportuar se Bekim Jashari do të themelojë parti dhe janë përmendu edhe emra se do të rreshtohen pas tij përfshirë deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu.