Berisha: Jo gjithmonë, ligji si llastiku

Të nderuar qytetarë të Drenasit, siç edhe e kam bërë publike para ca muajsh kur e kam ankimuar vendimin e Kuvendit Komunal të Drenasit nr 12 / 464-19437 të datës 29.03.2018, që kishte të bëjë me shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të Komunës së Drenasit 12 nr: 353-12312 të datës 04.03.2015 në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, të pronës së paluajtshme e komunës me nr: 720/2 në zonën kadastrale në Korroticë të Ulët, pronë kjo e destinuar për varrezat e fshatit. Fillimisht pas ankesës sime Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e kishte vlerësuar se vendimi i Kuvendit Komunal ishte në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Pastaj MAPL pas presioneve të shumta ishte detyruar të formoj një komision dhe ta kthej vendimin në rivlerësim ku edhe pse ka kohe që zyrtarisht e kam kërkuar nga MAPL-ja raportin e këtij komisioni por atë e kam pranuar vetëm pas ankesës sime tek Institucioni i Avokatit të Popullit z. Hilmi Jashari. Prandaj dua të beje publike se vetëm me datë 23.10.2018 e kam pranuar raportin e komisionit mbi rivlerësimin e vendimit të lartcekur edhe pse ky raport ishte lëshuar dhe përfunduar nga komisioni me date 18.05.2018. Komisioni nëpërmjet raportit të tij rivlerësues për vendimin ia benë të qartë Komunës së Drenasit se për ngastrën nr: 720/2 në zonën kadastrale në Korroticë të Ulët Gjykata Themelore Prishtinë – Dega në Drenas ka caktuar masën e sigurisë për çka Komisioni ka obligim ligjor që mos ta marr për shqyrtim, që do të thotë se mbetët përsëri në fuqi vendimi i mëhershëm i MAPL-së i cili e shpall vendimin e lartcekur të KK Drenasit në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

PS: Të bashkangjitur e gjeni raportin e komisionit mbi rivlerësimin e vendimit nr 12 / 464-19437 të datës 29.03.2018,

Vehbi Berisha – Asambleist në KK Drenas

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë