Jakup Krasniqi: Krenohem me Drenicën, por jo me qeverisjen aktuale në Drenas e Skenderaj
Nisma Socialdemokrate konsideron që Drenica ka nevojë për ndryshim dhe qeverisje ndryshe.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të kësaj partie, Jakup Krasniqi sot gjatë takimit me strukturat e degëve të Nisma’s Socialdemokrate në Drenas dhe Skenderaj foli për historinë e Drenicës ku tha se krenohen me të, por sipas tij, nuk mund të thuhet njëjtë për qeverisjen aktuale në këto dy komuna, transmeton DrenicaOnline.
“Të gjithë ne në Drenicë krenohemi me historinë e Drenicës, dhe është mirë, krenohemi më të vjetër dhe më të re të Drenicës. Ne do të dëshironin të krenoheshim edhe më të sotmen dhe sidomos me ata që qeverisin me dy komunat e Drenicës, por nuk mund ta themi këtë, ne duhet ta ndryshojmë. Drenica ka nevojë për ndryshim, Drenica ka nevojë për shkolla ku fëmijët tanë mësojnë mirë. Ata që qeverisin sot në Skenderaj dhe Drenas, nuk kemi kurrfarë inati se e kemi kaluar një rrugë në një kohë të vështirë së bashku, por sot na ndajnë mënyra se si komunikohet me njerëz dhe si vlerësohet liria dhe në fund të fundit cili është angazhimi dhe pse jemi angazhua në politikë, tha ai./DrenicaOnline/