Qytetarët parapëlqejnë ngrohjen me qymyr, pavarësisht ndotjes që shkakton

Për çdo ditë sasi e madhe e qymyrit shitet në tregun e druve afër Xhamisë së Llapit në Prishtinë.

Qytetarët po preferojnë ngrohjen me thëngjill për shkak të çmimit, pavarësisht ndotjes që shkakton, raporton T7.

E kjo po u konvenon shitësve. Por ka edhe qytetarë që thonë se ngrohen me dru.

Sido që të jetën, Prishtina edhe sivjet mund të përballet me ndotje të lartë.

Veturat, termocentralet dhe qymyri që përdoret për ngrohje lloragitet se janë ndotësit kryesor të Prishtinës.

E për këtë Ministria e Ambientit shumë shpejt do të prezantojë rezultatet e sakta se kush janë ndotësit e ajrit.

E ministri Fatmir Matoshi thotë se që nga viti i kaluar ministria kanë marrë disa hapa për të parandaluar ndotjen.

Por, Daut Maloku nga Partia e Gjelbër thotë se këto masa nuk është se do të ndikojnë të ruhet ambienti.

E Rukije Memeti, drejtoreshë e Klinikës Pulmologjike, thotë se nga ndotja e ajrit mund të shkaktohen shumë sëmundje.

Ajo thotë se sikur vitin e kaluar edhe këtë herë presin shumë pacientë me probleme të frymëmarrjes nga ndotja e ajrit.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë