Kërcënohet me revole një person në Drenas

Një person ka raportuar në Polici se ishte kërcënuar nga një i dyshuar në Drenas, transmeton DrenicaOnline.

Viktima ka deklaruar se derisa kishte qenë në rrugë me kamionin e tij transportues, i kishte ndodhur një prishje në kamion dhe pas tij ishte i dyshuari i lartcekur me automjetin e tij, i cili e kishte kërcënuar me një revole dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia është duke e hetuar këtë rast ndërsa deri të martën, pasdite nuk është raportuar për të arrestuar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë