Lajm i mirë për qytetarët e Drenasit, planifikohet ndërtimi i rrugës Terrdevc-Vuçak

Komuna e Drenasit ka paraparë se gjatë vitit të ardhshëm të nis ndërtimin e rrugës Terrdevc-Vuçak, e cila do të lidh shumë fshatra të Drenicës.

Buxheti i planifikuar për këtë rrugë është gjithsej 130 mijë euro, raporton DrenicaOnline.

Por gjatë vitit 2019 do të shpenzohen 40 mijë euro, aq do të shpenzohen edhe në vitin 2020 ndërsa 50 mijë në vitin 2021.

Ky Project është tejet i rëndësishëm dhe i mirëpritur për qytetarët.

Kjo rrugë ka qenë e frekuentuar shumë gjatë kohës së luftës prej njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen ton në Facebook: KLIKO KËTU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë