Përplasja mes Haradinajt dhe Halitit: “A je në gjumë”, “Kqyri punët e tua”

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka pyetur nënkryetarin e Kuvendit, Xhavit Halitin nëse është në gjumë, derisa ky i fundit po kryesonte seancën.

“A je në gjumë a çka, a po e sheh çka po ndodh”, pyeti kryeministri Halitin gjatë seancës së sotme.

Ndërsa nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ia ktheu, Haradinaj “Kqyri punët e tua, unë nuk jam argat i askujt, as i Qeverisë as i askujt”.

Këto replika mes Halitit dhe Haradinajt erdhën pasi në tentim të parë nuk kaloi kërkesa e LDK’së që projektligjet për ushtrinë të jenë në fillim të rendit të ditës.

Arsyeja e përplasjes ishte mungesa e karteleve të deputetët, të cilët nuk po mund të votonin pro kërkesës së LDK’së.

Haliti-deputetëve dhe kryeministrit: Këqyrni punët e juaja, unë i kam të miat

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë