Aksident zinxhir në Fushë Kosovë

Një aksident mes disa veturave ka ndodhur pak më herët në Fushë Kosovë.

Në këtë aksident siç shihet nga pamjet që ka siguruar Express janë përplasur mes vete pesë vetura.

Nuk dihet ende se a ka njerëz të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës.

Gazeta Express ka provuar të marr një përgjigje për këtë rast nga policia por ata nuk i janë përgjigjur thirrjeve të gazetës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë