101 deputetë votojnë për krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro projektligjit të parë që transformon Ministrinë e FSK’së në Ministrinë e Mbrojtjen.

Është votuar në Kuvendin e Kosovës në lexim të parë Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes.

Në sallë ishin 102 deputetë, 101 prej tyre kanë votuar unanimisht pro në Ligjin për Mbrojtjen, transmeton Gazeta Express.

Me shumicë votash tashmë ka përfunduar votimi i këtij në lexim të parë i Projektligjit që i mundëson Kosovës të ketë Ministrinë e Mbrojtjes përderisa deri më tani ka pasur vetëm Ministrinë e FSK-së.

Votimi i projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes është futur si pikë e parë e rendit të ditës pas kërkesës së opozitës

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë