Lladrovci rikthen ne pozita të mëhershme zyrtarët që ishin avancuar jashtëligjshëm

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci rikthen ne pozitat e tyre të mëparshme të gjithë zyrtarët komunal të cilët ishin avancuar ne pozitën e Shefit të Sektorit, pa procedura ligjore dhe duke mos respektuar Rregulloret për procedurat e avancimit.

Zyrtarët e avancuar vite me parë, shumica prej tyre ne kohën e avancimit përveç mos respektimit të procedurave, nuk e kishin as shkollimin adekekuat për ngritje në pozitë, nga zyrtarë/e në shef/e.

Ky ishte njëherit edhe zotimi i Kryetarit Lladrovci për zbatimin e ligjshmërisë bazuar edhe rekomandimeve të Auditorëve të Jashtëm se me rastin e avancimit do të respektohet ne përpikëri Rregullorja për avancim dhe se ne asnjë rast, zyrtarët të cilët nuk kanë kualifikimin e nevojshëm, nuk do të mund të avancohen.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë