Gjuajtje me armë në Arllat, policia jep detaje

Është raportuar se në një aheng familjar në Arllat të Drenasit, një i dyshuar mashkull kishte shtënë me armë zjarri.

Nga i dyshuari si provë materiale është konfiskuar një pistoletë me tre fishekë, transmeton DrenicaOnline.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. Policia e Drenasit është duke u marrë me hetimin e rastit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë