KB Feronikeli, të dielën, më 14 tetor, do të luajë ndeshjen debutuese kundër KB Prishtina e Re në Ligën e Parë.
Ndeshja do të luhet në Palestrën e Drenasit, me fillim nga ora 18:00.
Duke qenë ndeshja e parë për klubin, mbështetja e tifozëve është tepër e rëndësishme, andaj ju ftojmë që të bashkoheni për t’i dhënë zemër klubit tonë të parë të basketbollit ndonjëherë nga qyteti ynë.