Drenori: Reagimi i Komunës rreth djegies së pronës së Halilajt është tendencioz


Asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, nga Vizioni për Drenasin, Xhavit Drenori ka reaguar në lidhje me reagimin e djeshëm të Komunës së Drenasit në rastin e djegies së pronës së Drejtorit Komunal të Arsimit.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Drenorit:

I pa pranueshëm dhe tendencioz reagimi i komunës së Drenasit në rastin e djegies së pronës së z.Halilaj.
Në të njëtin reagim solidarizues të komunës sonë, për djegien e pronës private të z. Halilaj, edhe pse nuk kemi ndonjë raport zyrtar policor që konfirmon djegien e qëllimshme ose aksidentale (nga rryma ose diç tjetër) të kësaj prone, është paragjykues dhe apostrofimi i opozitës në të njëjtin reagim dhe si i tillë tendencioz dhe i pa pranueshëm.
Nëse kjo djegie është e qëllimshme, pa dyshim kërkon secili nga ne që personat përgjegjës të dalin para drejtësisë, por ama të paragjykohet opozita mprapa rastit, përmes njoftimit publik nga komuna jonë, është thjeshtë praktikë e mbrapsht të cilën me gjasë kryetari Lladrovci e paska kopju “fort” sa ishte me shërbim në Shqipëri, atje ku gjithçka ngjyroset politikisht (shpesh dhe pa argumente).
Zyrtari për informim në këtë rast ka tejkaluar përgjegjësitë dhe kompetencat, nëse për këtë postim nga sajti zyrtar i komunës e ka bërë pa marrë miratimin e kryetarit dhe si i tillë duhet të përgjigjet.
Anëtarët e kuvendit të komunës nga radhet e VIZIONIT PËR DRENASIN, që në mbledhjen e radhës do të kërkojnë llogari për këtë përzirje të opozitës, nga zyra për informim e komunës së Drenasit, në rastin e djegies së pronës private të z. Halilaj, pa pasur dëshmi për këtë punë.
Përndryshe, është e drejtë e secilit njeri, e sidomos anëtarëve të kuvendit komunal apo subjekte politike me pas mendim ndryshe nga kryetari për një çështje të caktuar.
Vendimi arbitrar në diten e fundit të gushtit për mbylljen e tri shkollave pa paralajmërim dhe pa debat me prindër, këshilla të fshatrave përkatëse e asamble komunale, është dhe mbetet i pa pranueshëm.
Dhe, për më tepër, për mendimin tim personal, arsyetimi i drejtorisë përkatëse nuk qendron, e sidomos për shkollën në Abri, e cila kryekëput është mbyllur për inate politike.
Fjalën e lirë dhe mendimi ndryshe për çëshjte të caktuar është e drejtë kushtetuese e secilit qytetar të Republikës së Kosovës, dhe këtë nuk mund ta ndal askush e aq më pak “funksionar” me shkollë të mesme të blerë me para!
Komunat tjera po “luftojnë” me ndertu shkolla te reja, ne në Drenas shkollat e reja (të ndertuara pas luftes) po i mbyllim!
#WeAreProblematicAnalfabeta

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë