Ky është 19 vjeçari nga Kosova që u rrah brutalisht në Serbi, familjarët akuzojnë shtetin për heshtje
Dy të rinj shqiptarë të moshës 19 vjeçare, punëtor nga Kosova, janë rrahur barbarisht në Novi Sad të Serbisë, dhe njëri prej tyre raportohet të jetë në rrezik për jetën. Për rastin ka reaguar presidenti Aleksandar Vucic, duke kërkuar kapjen e autorëve, por në Kosovë deri më tani nuk ka reaguar askush nga liderët institucional, apo politik.
Familjarët dhe miqtë e 19 vjeçarit, Çlirim Maloku, kanë filluar një fushatë në rrjetet sociale, ku po i urojnë shërim të shpejtë të afërmit të tyre, dhe po akuzojnë institucionet e shtetit të Kosovës për mos reagim.
Çlirimi dhe shoku i tij, të dy 19 vjeç, hasjanë nga Prizreni, u rrahën nga persona të panjohur në ora 3:00 të mëngjesit në Novi Sad të Serbisë, derisa po ktheheshin në banesën e tyre, vetëm pse po flisnin shqip. Njëri prej tyre, kishte vetëm dy ditë që kishte shkuar në Serbi.


