Hija e Thaçit ndjek PDK’në

PDK të mërkurën hap fushatën zgjedhore, në këtë parti thonë se Thaçi s’ka ndikim më.

Portreti i Hashim Thaçit qëndron ende në hyrje të selisë së PDK-së.

Edhe pse zyrtarisht, Hashim Thaçi, nuk ka rol në PDK, imazhi i tij përcjell secilin zyrtar të PDK-së që ia mësynë zyrave qendrore të kësaj partie.

Por, nënkryetari i këtij subjekti politik, Enver Hoxhaj, thotë se ish kryetari Thaçi nuk ka ndikim në parti që kur u bë president.

Hoxhaj thotë se ende është të dihet nëse Veseli do  ketë  kundërkandidat.

Kurse zgjedhjet në këtë parti do hapen zyrtarisht të mërkurën. Sekretari i kësaj partie thotë se tashmë janë bërë gjitha përgatitjet.

Konventa zgjedhore e PDK-së do bëhet në fund të muajit dhjetor. Deri në atë kohë, partitë do t’i zhgjedhin strukturat e tyre nëpër degë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë