Aksident i rëndë në autostradën Beograd – Nish, gjashtë të vdekur e 27 të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën Nish – Beograd si pasojë e të cilit deri tani raportohet se kanë humbur jetën gjashtë persona dhe janë lënduar 27 të tjerë.

Raportet e para nga Ministria e Brendshme serbe, thonë se kjo erdhi si pasojë e një aksidenti zinxhiror në këtë pjesë.

Në aksidentin zinxhiror janë përfshirë mjete të ndryshme udhëtimi derisa autostrada në këtë pjesë mbetet e bllokuar dhe gjithçka është bllokuar për momentin, sidomos në rrugën që çon në spital.

Ministria e Brendshme serbe ka konfirmuar se janë 6 viktima dhe mbi 27 të lënduar./Periskopi/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë