Në vendin e punës, ndërron jetë punëtori i Ministrisë së Infrastruktures

A.B, 58 vjeç ka ndërruar jetë sot rreth orës 17.00 në Ministrinë e Infrastrukturës.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe i pari i kësaj ministrie, Pal Lekaj.

“Po kam një informacion të tillë. Personi në fjalë ka qenë instruktor, dhe ka pas një atak në zemër, ka qenë vdekje e natyrshme dhe do të thotë që ka qenë e pamundur me dërgu diku. Kanë ardh dy ekipe emergjente por s’kanë arritë me rikthy në jetë. Ne shpreshim ngushëllimë për familjen e tij”, ka thënë Lekaj në një prononcim për Indeksonline.

Mësohet se i ndjeri ka qenë nga Komuna e Gjilanit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë