Pas ahengut, drejtori i Kulturës së Skenderajt përfundon me veturë mbi themelet e një shtëpie (FOTO)
Në mesin e mysafirëve që mbrëmë pati mysafirë në odën e tij, kryetari i Veteranëve të UÇK-së Hyseni Gucati , ishte edhe drejtori i Kulturës në Komunën e Skenderajt, Ramiz Shala.
Ky i fundit madje ka përdorur veturën zyrtare për të shkuar në ahengun që Gucati e organizoi me muzikë folklorike e raki, me rastin e diplomimit të djalit tij, shkruan Indeksonline.



