Kastriot Rexha: Mu bë e padrejtë kur gjyqtari me nxori jashtë me karton të kuq

Klubi futbollistik “Feronikeli” nga Drenasi ka mposhtur “Llapin” me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së tetë të Superligës që u zhvillua dje në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Feronikeli vazhdon të mbetet lider në tabelë duke i ikur tashmë vendit të dytë katër pikë.
Loja në përgjithësi ishte fer me përjashtim të rastit ku gjyqtari vendosi ta nxjerr nga loja me karton të kuq lojtarin e Niklit, Kastriot Rexha, ani pse një veprim i tillë ishte tejet i dyshimtë.
Për këtë veprim të gjyqtarit kishte mjaftë reagime, madje është edhe vet protagonisti i ngjarjes, lojtari Rexha i cili ka dhënë një mendim në llogarinë e tij në Facebook:
Ky është statusi i lojtarit Rexha, bashkangjitur edhe video:
Pasi që mora goditje me këmbë në fytyrë ( ai nuk mer karton ) unë e gjuaj me top në këmbë në afekt edhe referi vendos të më ndëshkoj me karton të kuq me pretekstin se kam goditur kundershtarin në fytyrë (gjë që video e konfirmon të kundërten dhe goditjen time në kembë të kumdërshtarit me top)
Faleminderit bashklojtarve për përkrahjen pas largimit tim me karton te kuq dhe për ket fitore te madhe.
Pasi që mora goditje me këmbë në fytyrë ( ai nuk mer karton ) unë e gjuaj me top në këmbë në afekt edhe referi vendos të më ndëshkoj me karton të kuq me pretekstin se kam goditur kundershtarin në fytyrë (gjë që video e konfirmon të kundërten dhe goditjen time në kembë të kumdërshtarit me top)Faleminderit bashklojtarve për përkrahjen pas largimit tim me karton te kuq dhe për ket fitore te madhe??
Publiée par Kastriot Rexha sur Mercredi 3 octobre 2018