Xhavit Haliti thotë se Hashim Thaçi ka ndikim edhe në LDK, AAK e VV

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se paraqitja e dorëheqjes nga ana e ministrit Tahiri për kryeministrin Haradinaj, politikisht ka qenë korrekte.

Ai ka thënë se Kadri Veseli si kryetar i PDK-së nuk e ka pranuar dorëheqjen e Tahirit dhe kjo punë sipas tij ka përfunduar këtu.

“Unë jam dakord me z.Tahiri se politika ka gisht në drejtësinë kosovare. Drejtësia nuk është e pavarur”, ka deklaruar Haliti në RTV Dukagjini.

Haliti ka thënë se është një luftë në Kosovë mes subjekteve politike për të vendosur njerëzit e tyre në institucione të ndryshme.

“Pa marrëveshje politike, edhe në Kuvend nuk mund të votohen”.

Duke folur për ndikimin e Thaçit në PDK, Haliti ka thënë se ai ka ndikim edhe në LDK, AAK dhe disa struktura të Vetëvendosjes.

“Unë besoj se Thaçi ka ndikim edhe në LDK, AAK dhe disa struktura të Vetëvendosjes”, tha ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë