Ramiz Lladrovci pas fitores së Feronikelit: “Keni qenë dhe jeni kampion!”

Klubi futbollistik “Feronikeli” nga Drenasi ka mposhtur “Llapin” me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së tetë të Superligës që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Feronikeli vazhdon të mbetet lider në tabelë duke i ikur tashmë vendit të dytë katër pikë.

Menjëherë pas përfundimit të derbit, është kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili ka falënderuar tifozët llapjan, drejtuesit e Klubit si dhe miqtë tjerë për mikpritjen dhe korrektësinë e jashtëzakonshme, gjatë ndeshjes së sotme.

“Falënderoj tifozët llapjan, drejtuesit e Klubit si dhe miqtë tjerë për mikpritjen dhe korrektësinë e jashtëzakonshme, gjatë ndeshjes së kampionatit që u zhvillua sot, ndërmjet Llapit e Ferronikelit. Fitorja e sotme e Ferronikelit, rikonfirmon zotimin e drejtuesve të Klubit dhe lojtarëve se do të ofrojnë në këtë sezon më të mirën për tifozët dhe sportin e Kosovës, duke pretenduar edhe titullin e kampionit që disa vite i mungon Drenasit dhe Drenicës’, ka shkruar Lladrovci në profilin e tij në Facebook.
Ai në fund iu ka uruar suksese lojtarëve, drejtuesve të klubit dhe tifozëve të Ferronikelit!
“Keni qenë dhe jeni kampion!”, përfundon statusi i kryetari Lladrovci./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë