Mblidhet Nisma në Drenas, ja çfarë u diskutua

Nisma Socialdemokrate, dega në Drenas ka mbajtur mbledhjen e radhës së kryesisë. Në këtë mbledhje u trajtuan tema të rëndësishme dhe aktuale në vend.
Më poshtë gjeni të bashkangjitur komunikatën për media të Degës së Nisma’s në Drenas:
Të nderuar qytetarë të Drenasit, të nderuar anëtarë dhe përkrahës të NISMA Socialdemokrate -Dega në Drenas. Sot në selinë e degës është mbajtur mbledhja e radhës së kryesisë së NISMA Socialdemokrate dega në Drenas, ku në ketë takim po ashtu morën pjesë edhe Kryetaret e nëndegëve të NISMA’s në fshatrat dhe qytetin e Drenasit.
Mbledhja u udhëhoq nga Kryetari i degës z. Isa Xhemajlaj dhe u zhvilluan diskutime të shumta për zhvillimet aktuale politike në nivel qendror si dhe atë lokal. NISMA Socialdemokrate dega në Drenas përkrah dhe mbështet emërimin e liderit tonë si dhe njëherit Zëvendës-Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Fatmir Limaj në postin e kryenegociatorit në bisedimet e udhëhequra dhe organizuar nga Bashkimi Evropian për fazën finale të bisedimeve Kosovë – Serbi.
Ndërsa në theks të veçante u trajtua çështja e vendimit të Komunës së Drenasit përkatësisht Drejtorisë Komunale të Arsimit në lidhje me mbylljen e tri shkollave në fshatrat: Abri, Gjergjicë dhe Godanc. NISMA Socialdemokrate është thellë e shqetësuar me ketë vendim skandaloz të Komunës së Drenasit, ku kundër këtij vendimi ka dal edhe vet Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. NISMA Socialdemokrate dega në Drenas njëzëri përkrah prindërit dhe nxënësit në lidhje me kërkesën e tyre për hapjen e shkollave të lartcekura si dhe përkrahim të gjitha veprimet e tyre demokratike sipas ligjeve të vendit me qellim të kërkimit të realizimit të drejtës së tyre për ofrimin e shkollimit fillor nga Komuna në shkollat e lartcekura. Asambleistët tanë në Kuvendin Komunal të Drenasit janë të përkushtuar dhe vendosur në përkrahjen në mënyrë unanime të drejtat kërkesën e prindërve dhe nxënësve për hapjen e shkollave të lartcekura, prandaj për ketë qellim se bashku edhe me Asambleistët tjerë opozitar tashmë kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme me pikë të rendit të ditës për anulimin e vendimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit për mbylljen e shkollave të lartcekura.
NISMA Socialdemokrate Dega në Drenas mbetët e përkushtuar në përkrahjen e kërkesës së shkollave të lartcekura si dhe në gjetjen e alternatives dhe mundësisë ligjore që sa me shpejt që në këto shkolla të filloj procesi mësimor.