Gjermania lehtëson imigracionin përballë mungesës së fuqisë punëtore

Të tërheqësh punonjës të huaj të kualifikuar për t’iu përgjigjur mungesës së fuqisë punëtore në disa sektorë.
Partitë e koalicionit qeverisës në Gjermani ranë dakort për hartimin e ligjeve për të lehtësuar imigracionin.
Tre partitë, konservatorët e CDU-së dhe CSU-ja si dhe social-demokratët e SPD-së arritën dje në mbrëmje një marrëveshje mbi çështjen delikate migratore, në një kontekst politik të shënuar nga një rritje e fortë e ekstremit të djathtë për shkak të mbërritjes së më shumë se një milionë azilkërkuesve në vitet 2015-2016.
Ata ranë dakort për miratimin në vitin 2019 të një ligji për të lehtësuar hyrjen në tregun gjerman të punës për shtetasit e huaj të kualifikuar jashtë BE-së, përcjell Atsh.
”Nuk duam një imigrim të personave të pakualifikuar nga vendet e treta”, u shprehën social-demokratët dhe konservatorët në dokumentin e paraqitur të martën që përmbledh skicimin e projektit.