Komuna e Drenasit apel prindërve të mos i pengojnë vijueshmërinë e nxënësve në shkolla


Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, edhe një herë u benë apel dhe kërkesë të gjithë prindërve që të mos i pengojnë nxënësit për të vijuar mësimin në shkollat amë, të kundërtën do të merren masat sipas ligjeve të aplikueshme në vend, transmeton Drenica Online.

Komuna e Drenasit, fton të gjithë prindërit të mos i pengojnë fëmijët e tyre që të vazhdojnë procesin mësimor dhe mos të ndikohen politikisht, sepse një vendim i marr nga Drejtoria Komunale e Arsimit, është i pakthyeshëm dhe është i mbështetur fuqimisht në ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe i njëjti nuk ka asnjë bazë ligjore të kundërshtohet.

DKA-ja ka siguruar transportin e nxënësve sipas Ligjit për të gjitha paralelet e fuzionuara për të ndjekur mësimin në shkollat amë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë