Thaçi përkrahë protestën e djeshme, por nuk i pëlqen motivi i saj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë konferencës për media të cilën e mbajti pas vizitës së tij veri, ka folur edhe për protestën e djeshme të opozitës.

Ai thotë se vlerëson çdo protestë të organizuar në Kosovë të cilat janë paqësore, duke thënë se ato tregojnë vlerat demokratike që po zhvillohen në vend.

Por, sa i përket motivit të protestës, sipas tij janë të paqëndrueshme. Ai tha se nuk po kërkon asgjë më shumë se bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovë.

“Vlerësoj se çdo protesë që organizohet, qoftë ndaj Qeverisë, qoftë ndaj presidentit është shëndet dhe vlerë për demokracinë që po e zhvillojmë në Kosovë. E vlerësoj si një kulturë shprehjen e opinionit ndryshe. Ndërsa motivi i saj është i paqëndrueshëm, për arsye se unë po e respektojë të drejtën legjitime të Luginës së Preshevës. Thaçi kërkon vetëm bashkimin e Preshevës më Kosovë dhe sa herë kam marrë vendime, vetëm i kam sjellë gëzime vendit tim. Pra edhe me vendimet e tanishme vetëm se do të ndihen të gjithë krenarë dhe do të festojnë. Mund të jetë dikush i zemëruar por shteti do të ecë përpara”, ka thënë Thaçi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë