Betohen kadetët e rinj të FSK-së

Sot bëhet betimi i kadetëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kjo ceremoni është organizuar me rastin e regjistrimit të kadetëve të rijnë në Qendrën e Studimeve Universitare të FSK-së, raporton lajmi.net.
Aty pritet të jenë të pranishëm drejtuesit më të lartë të Ministrisë dhe FSK-së, personalitete të larta shtetërore, përfaqësues diplomatik dhe familjar.
Ngjarja mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë duke filluar nga ora 11:00.