Zëvendësministri i FSK-së takohet me përfaqësues nga qendra Marshall

Zëvendësministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani ka zhvilluar sot takime me përfaqësues nga Qendra Marshall (Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë)
Këtë e ka bërë të ditur vet zëvendësministri përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ku ka theksuar edhe njëherë mbështetjen që po jep kjo qendër në procesin e hartimit të Strategjisë së Sigurisë.
“Mirëprita sot në MFSK Profesorin Joseph Vann nga Qendra Marshall.
Jam i inkurajuar me mbështetjen e madhe që Profesor Vann dhe Qendra Marshall (George C. Marshall European Center for Security Studies) po i jep Kosovës në procesin e hartimit të Strategjisë së Sigurisë.”