Komiteti për Komunitete ka mbajtur mbledhjen e katërt të radhës

Anëtarët e Komitetit për Komunitete të Kryesuar nga Bekim Lestrani, kanë mbajtur sot mbledhjen e katërt të radhës, me këtë rend të ditës:
1. Procesverbali i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 25.05.2018,
2. Raport nga Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim,
3. Të ndryshme.
Si fillim procesverbali i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 25.05.2018, u miratua unanimisht, transmeton Drenica Online.
Pastaj para antarëve të KK-së, Udhëheqësja e Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Afije Veseli ka raportuar për punën gjashtë mujore të ZKKK-së. Antarët e KK-së kanë bërë pyetje dhe kanë marrë përgjigje nga Udhëheqësja Veseli.
Ndërsa tek të ndryshmet, anëtari Mehdi Kastrati ka njoftuar të pranishmit rreth ligjeratës që do të mbahet nesër në dy shkollat e mesme, të organizuar nga OJQ “Youth Center” nga Lipjani. Panelistë nga Komuna e Drenasit jemi të ftuar ne si Bashkësi Islame, Koordinatore e KKSB-së, Rinore Zymeri dhe Komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Bashkim Bytyqi. Tema në këtë ligjeratë është ekstremizmi i dhunshëm dhe nevoja për t’u vetëdijësuar të rinjët. Në lidhje me këtë temë, z. Kastrati njoftoi antarët e KK-së rreth gjendjes në Komunën e Drenasit, ku nuk ka asnjë rast të ekstremizmit, u vlerësua gjendja shumë e mirë në territorin e komunës sonë.
Gjithashtu u diskutuan edhe çështje tjera në interes të qytetarëve të Komunës së Drenasit.