Arrestimi i Milaim Zekës bën bujë edhe në SHBA

Dy kanale televizive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kushtuar hapësirë arrestimit të deputetit kosovar, Milaim Zekës, për shkak të kërcënimit të prokurorit special Afrim Shefkiu.

Televizioni nga shteti i Arizonas, News Tuscon dhe televizioni WRAL TV me bazë në Karolinën e Veriut kanë raportuar se deputeti Zeka do të mbahet në paraburgim për 30 ditë, meqenëse kërcënoi prokurorin special.

“Një gjykatë e Kosovës ka vendosur që ta mbajë një ligjvënës në paraburgim për një muaj pasi ai kërcënoi një prokuror”, ka shkruar portali i televizionit News Tuscon.

Më tej në shkrimin e News Tuscon raportohet se “prokurori Shefkiu e kishte akuzuar Zekën për veprën penale të mashtrimit”.

Po ashtu, mediumi amerikan shkruan se ai u kishte marrëë rreth 350,000 euro qytetarëve gjoja për lëshimin e vizave të punës për Gjermani.

“Më shumë se 900 vetë dyshohej se ishin mashtruar”, shkruan mediumi amerikan.

Milaim Zeka deklaroi të hënën se nëse shteti nuk e përndjek prokurorin Afrim Shefkiu, ai do të merret me të “privatisht dhe me kanun”. /Insajderi.com

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë