Java Evropiane e Sportit do të shënohet edhe në Drenas


Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport njofton të gjitha klubet sportive të komunës sonë që të marrin pjesë në Panairin e Sportit i cili organizohet për herë të parë në Sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, me datën 27 shtator 2018, prej orës 10:00.

Qëllimi i Panairit është që klubet sportive të komunës t’i paraqesin ofertat e tyre tek fëmijët e shkollave fillore, të cilat do të mund të vendosnin se cili sport është më atraktiv dhe më joshës për t’u marrë me të.

Komuna zakonisht fton klubet dhe shkollat fillore për t’i sjellë fëmijët në Panairin e Sportit që organizohet në kuadër të Javës Evropiane të Sportit.

Në fjalimet hyrëse marrin pjesë zyrtarë të Komunës së Drenasit dhe të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë