Opozita e Drenasit bojkoton miratimin e buxhetit për vitin 2019

Asamblistët e opozitës në Drenas kanë bojkotuar seancën në të cilën pikë e rendit të ditës ishte miratimi i buxhetit për vitin 2019.
Asamblistët kanë thënë për DrenicaOnline se bojkoti ishte bërë në shënjë proteste për mbylljen e shkollave në Gjergjicë, Abri dhe Godanc.
Opozita e Drenasit ka kundërshtuar ashpër mbylljen e tri shkollave në komunën e Drenasit./Drenicaonline/