Labinot Halilaj thumbon opozitën në Drenas: Edhe pa ju, bon bon

Sot në Kuvendin Komunal të Drenasit me 17 vota pro, një abstenim u votua buxheti i Komunës për vitin 2019-2021.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Labinot Halilaj ka thënë se opozita e lëshoj mbledhjen, pa asnjë arsye, transmeton DrenicaOnline.

“Falënderoj Grupin Parlamentar të PDK-së, Anëtarin nga LDK-ja, Bedri Nika edhe Anëtarin e NISMA Socialdemokrate, Nexhmedin Bala i cili megjithatë mori pjesë në votim dhe abstenoi”, ka thënë Halilaj.

Ai ka ironizuar me bojkotin e opozitës duke thënë se edhe pa ta bon, bon.

“Urime qytetarë të Drenasit! Vazhdojmë punën në interesin tuaj!”, ka thënë kryesuesi Halilaj./DrenicaOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë