Klinaku: Janë rreth 25.000 veteranë, jo 13.000

Në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, u diskutua për listat e fryra të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për rastin “Blakaj”.
Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka pranuar se në listën e veteranëve janë përfshirë edhe mashtrues.
Por, ai ka thënë se nuk beson që UÇK’ja kishte rreth 13.000 ushtarë, siç ka thënë për Gazetën Express, ish-komandanti i UÇK’së, Sylejman Selimi.
“Besoj se janë diku 25000 veteranë”, ka thënë Klinaku në “Pressing”.