Ky është personi që dyshohet të jetë vrarë sonte në Pejë

Në orët e vona të mbrëmjes së sotme një vrasje ka ndodhur në komunën e Pejës.
Vrasja u bë saktësisht në afërsi të stacionit të trenit.
Indeksonline raportoi lidhur me incidentin përderisa konfirmimi më vonë u bë edhe nga vetë Policia e Rajonit të Pejës.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi i vrarë është Kenan Sadria, nga komuniteti rom.
Sipas po të njëjtave burime, Sadria ishte marrë me një biznes të tij, pra ishte pronar i një mishtoreje në Pejë.
Në vendin e ngjarjes janë parë disa vetura përderisa me të marrë informatën aty kanë arritur edhe Policia e Kosovës.