Gjendet një person i vdekur në Istog

Një trup i pajetë është gjetur në fshatin Veriq të Komunës së Istogut sot në orët e pasdites.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.
“Është gjetur një trup i pajetë. Është një rast që është cilësuar hetim i vdekjes”, ka thënë shkurt Ibra.
Më tutje, ai ka shtuar se rasti është nën hetime deri në rezultatet e radhës./Indeksonline/