Lladrovci pret në takim përfaqësuesen e organizatës gjermane për arsim “Education Unlimited a.V”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur ne takim përfaqësuesen e organizatës gjermane “Education Unlimited a.V”, Kerstin Zielosko Labonte dhe zyrtarin e lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme Imer Lladrovci, ku ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ne fushën e arsimit, transmeton Drenica Online.
Lladrovci ka falënderuar zonjën Labonte për vizitën dhe angazhimin e saj për zgjerimin e bashkëpunimit mes shkollave të Komunës së Drenasit dhe të Komunës së Landit të Baden-Wurttemberg-ut. Ai po ashtu është shprehur i gatshëm për shkëmbimin e përvojave në mësimdhënie e mësimnxënie mes nxënësve e profesorëve nga të dy vendeve si dhe dërgimin e zyrtarëve komunal për marrjen e praktikave ne Gjermani ne mënyrë që të njëjtat t’i bartin ne Komunë.
Po ashtu edhe Kerstin Zielosko Labonte, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen, ofrimin e bashkëpunimit dhe gatishmërinë për rritjen e cilësisë në fushën e arsimit. Labonte ka treguar se sot ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ne fushën e arsimit për shkëmbimin e përvojave mes nxënësve nga Kosova e Gjermania.
Labonte ka potencuar se pas përkrahjes dhe zgjerimit të bashkëpunimit me Komunën e Drenasit, shumë shpejt do të fillojnë mbajtjen e punëtorive në Drenas si dhe do të nisin procedurat për binjakëzimin e shkollave gjermane me ato nga Drenasi.
Lladrovci dhe Labonte u zotuan ne thellimin e bashkëpunimit për krijimin e kushteve sa me të mira dhe shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve.