11 qese me marihuanë konfiskohen në Gjilan, arrestohet një person

Njësitet anti drogë që veprojnë në Gjilan gjatë ditës së djeshme kanë konfiskuar 11 qese të mbushura me substancë narkotike.
Substanca e dyshuar është konfiskuar, i është bërë testi fushor i cili ka rezultuar e llojit marihuanë, me peshë 15.7 gram.
I dyshuari është intervistuar nga hetues policor në prani të avokatit mbrojtës.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe ndalur në mbajtje për 48 orë.