Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar përfaqësuesen e Kosovës në futboll me fitoren e mbrëmshme ndaj Ishujve Faro.
Sipas Lladrovcit, derisa djemtë tanë shkëlqejnë në terrenet evropiane e botërore, pse nuk mund të shkëlqejnë para publikut tonë të jashtëzakonshëm.
Statusi i plotë i kryetarit Lladrovci:
Urime fitorja Kosovë!
Qoftë e mbarë dhe fillim i suksesit të shumëpritur të futbollit tonë në skenën ndërkombëtare. Presim edhe më shumë!
Derisa djemtë tanë shkëlqejnë në terrenet evropiane e botërore, pse nuk mund të shkëlqejnë para publikut tonë të jashtëzakonshëm.
Po, duhet të shkëlqejmë dhe japim rezultate edhe kur bëhemi bashkë me përfaqësuesen tonë, edhe spektatorët e përkrahësit e zjarrtë. Urime, urime, urime!