Lladrovci ka pritur në takim Komandantin e ri të Stacionit Policor në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim komandantin e ri të Stacionit Policor në Drenas, Kapiten Bashkim Bytyqi të cilit i ka uruar marrjen e detyrës së re dhe gradimin si kapiten i Policisë së Kosovës.
Lladrovci ka falënderuar Stacionin Policor në Drenas për bashkëpunimin qe kanë dhe i ka ofruar mbështetje e përkrahje institucionale Kapitenit Bytyqi që Drenasi të vazhdon ne ruajtjen dhe sigurinë në vend, transmeton Drenica Online.
Komandanti Bytyqi, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe ofrimin e bashkëpunimit ndërinstitucionale dhe është zotuar se bashkëpunimi mes Stacionit Policor në Drenas dhe Komunës së Drenasit do të vazhdojë edhe ne të ardhmen për të ruajtur sigurinë publike.