Aksident me të lënduar në rrugën Prishtinë-Gjilan

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15:00 në magjistralën Prishtinë-Gjilan, konkretisht afër Liqenit të Badovcit.
Ratin e ka konfirmuar për Indeksonline, zyrtarja për informim e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka treguar se ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, mirëpo deri më tani kanë informacione se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është dalë nga rruga.
Sipas saj, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësorë në QKUK./Indeksonline/