Gjendje e qetë në Drenicë pasi ndaluan Vuçiqin

Pas ndalesës së presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq në Drenicë, protestuesit që kishin dalur qysh në orët e para të mëngjesit në fshatin Runik të Skenderajt për ta kundërshtuar ardhjen e tij, janë shpërndarë.
Edhe forcat e KFOR-it që po kontrollonin sigurinë janë larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan Indeksonline.
Ndërsa momentalisht ka mbetur vetëm një patrullë policore në vendngjarje.
Si dhe është larguar edhe bageri që qëndronte si barrikadë.
Edhe Policia e Kosovës gjatë gjithë kohës ka monituar ngjarjet e ditës së sotme, duke zbatuar autorizimet e vendimeve të institucioneve të shtetit.
“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit, dhe të gjitha veprimet e saja do ti ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe vendimit të institucioneve shtetërore të RKS-së, që ka të bëjë me vizitën e presidentit të Serbisë, për në rajonin e Drenicës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha./Indeksonline/